Osmani niset për SHBA do të folëse kryesore e Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave në SHBA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington ku do të jetë folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave. Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Kjo ngjarje organizohet “Johns Hopkins” SAIS , të cilët edhe kanë njoftuar lidhur me eventin.
“Kemi nderin të mirëpresim Dr. Vjosa Osmani Sadriu si folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar të Lidershipit të Grave. Si Presidente e Republikës së Kosovës, ajo do të sjellë përvojë të paçmuar në këtë samit”, thekson njoftimi./21Media
🌟We are honored to welcome Dr. Vjosa Osmani Sadriu @VjosaOsmaniPRKS as the keynote speaker at the International Women’s Leadership Summit. As the President of the Republic of Kosovo, she will bring invaluable experience to this summit❤️ @KosovoinUS pic.twitter.com/pLNLm1QOQ7
— SAIS Women Lead (@SAISWL) October 18, 2024