Osmani paralajmëron padi ndaj disa portaleve

 
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se lajmi i publikuar nga disa portale, “se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR”.
Osmani ka bërë të ditur se qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër disa  portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë.
Presidentja ka theksuar se Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. “Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës”.
Osmani tutje ka thënë se koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perenduar njëherë e përgjithmonë./21Media
 

Back to top button