Osmani: Partneriteti me Austrinë, shtyllë e fuqishme në rrugëtimin evropian

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së bashku me homologun e saj austriak Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, morën pjesë në Mauthausen për ceremoninë e tetëdhjetë vjetorit të çlirimit të Kampit të përqendrimit.

Para ceremonisë përkujtimore, Osmani dhe van der Bellen diskutuan mbi raportet miqësore ndërmjet dy shteteve dhe përkrahjen e çmuar të Austrisë në shtet-ndërtimin e Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani në Facebook

Back to top button