Osmani pas marrëveshjes për energjinë: E një rëndësie vendimtare, zbatimi hap kyç

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me marrëveshjen e arritur sot për energjinë midis Kosovës e Serbisë ka thënë se vendi yne edhe një herë ka treguar se di të jetë konstruktiv.
“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces. Tani zbatimi është hapi kyç përpara!”, u shpreh Osmani./21Media

Back to top button