Osmani pas mbledhjes së KS të OKB-së takohet me përfaqësues të vendeve partnere

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues nga vendet partnere pas takimit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që u mbajt dje.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi ku tha se ky takim është mundësi e shkëlqyer për vendin për të diskutuar për rrugën drejt institucioneve euroatlantike.

“Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm të Kosovës dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike. Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./21Media

Back to top button