Osmani pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar

Pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, ndërsa mediat gjermane raportuan për një person të vdekur e disa të lënduar, ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në X, Osmani ka thënë se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë.

“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur”, ka shkruar Osmani.

Back to top button