Osmani pas takimit me liderët politikë: Ka një disponim minimal, mund të rritet me kalimin e kohës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se moskonstituimin e Kuvendit do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese nëse vazhdohet ngërçi dhe s’ka marrëveshje politike për zgjedhjen e trupave të legjislativit.
Vjosa Osmai pas takimit me liderët e partive parlamentare tha se ka pasur një disponim minimal të tyre, mirëpo që mund të rritet me kalimin e kohës.
Megjithatë, shtoi se në takim ka pasur konstruktivitet përkundër mospajtimeve te paraqitura.
Osmani tha se takim u përmenden edhe zgjedhjet e reja nëse vazhdohet ngërçi politik në një periudhë më të gjatë.
“S’ka nevojë vendi për zgjedhje shpesh”, shtoi ajo.