Osmani pas takimit me Sorensen: Largimi i masave hap rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të hapë kapitullin e radhës në rrugën e saj evropiane, duke synuar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë një takimi me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, presidentja Osmani theksoi se dialogu Kosovë–Serbi duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe në trajtimin e barabartë të palëve. Ajo nënvizoi gjithashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Osmani vlerësoi se largimi i masave ndaj Kosovës krijon rrethana të reja për avancimin e agjendës evropiane të vendit dhe tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët evropianë.
“Tani që u larguan masat e padrejta, do të ecim me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar presidentja Osmani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?