Osmani pas takimit me Spiropalin: Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën
“Dhe riafirmova se marrëdhëniet tona janë jo vetëm vëllazërore, por edhe strategjike, të natyrshme dhe të pazëvendësueshme.
Kosova dhe Shqipëria mbeten më të forta kur veprojnë së bashku për interesat tona shtetërore, për paqen dhe për një të ardhme më të sigurt në rajon dhe më gjerë.”, shkroi ajo në Facebook./21Media