Osmani pas tërmetit në Haiti: Jemi me ju
Pas tërmetit që goditi Haitin duke lënë të vdekur mijëra persona e po aq edhe të lënduar ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese. Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre”, ka shkruar Osmani në Twitter.
My heart goes out to the people of #Haiti at this difficult time.
The reports of the earthquake and the death toll are devastating.
Our thoughts and prayers are with the people of Haiti, especially those who have lost loved ones.— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 16, 2021
Autoritetet në Haiti kanë konfirmuar se të paktën 1,297 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi vendin të shtunën.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin në rrënoja në kërkim të ndonjë të mbijetuari./21Media
Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionin në rrënoja në kërkim të ndonjë të mbijetuari./21Media