Osmani pas tragjedisë në Austri: Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave të sulmit në Graz të Austrisë.

Osmani në “X” shkroi se shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë për të ardhmen e tyre.

“Lajm i tmerrshëm, sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë. Shkollat duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Mendimet tona janë me familjet e atyre që humbën të dashurit shumë shpejt dhe qëndrojmë me popullin e Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Ne po lutemi për një shërim të plotë për të plagosurit”, ka shkruar Osmani.

Back to top button