Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pres të kemi Kuvendin e konstituuar

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se beson që zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë demokratike dhe të qeta.

Në një paraqitje për media nga vizita në Shkodër, ajo ka theksuar se menjëherë pas zgjedhjeve pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe të formohet Qeverisë e re.

“Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve do të kemi konstituim të Kuvendit. Pastaj të kemi edhe Qeveri sa më parë sepse qytetarët e Kosovës me padurim presin të merren edhe shumë vendime të tjera të cilat janë në interes të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button