Osmani për asociacionin: Kushtetuta është Alfa dhe Omega e secilit veprim

(Live Update)

“Modalitet për ne është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ajo është Alfa dhe Omega e secilit veprim tonit”, tha presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas samitit të Pragës kur u pyet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Osmani u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e përcakton që mekanizamt e tillë nuk mund të jenë as një etnik e as të kenë kompetenca ekzekutive dhe as nuk mund të krijojnë një shtresë të ndërmjetme të qeverisjes e cila do të binte ndesh me Kushtetutën.
Presidentja ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve të vendit, në vazhdimësi e shpejgojnë para ndërkombëtarëve se modelet si ai i Republikës Srpska, më shumë krijojnë probleme se qetësi.
“Nuk është në interes të askujt, më së paku të Kosovës por as të rajonit si tërsi e as të BE-së, që të kemi ndonja republika serbska apo modele të ngjashme që nuk kanë funksionuar dhe as nuk do të funksionojnë sepse më shumë krijojnë probleme sesa paqe e stabilitet”, tha ajo duke theksuar se jemi që të gjitha pakicat në Kosovë të realizojnë të drejtat e tyre të garantuara.
Ajo u shpreh se sfida e sotme në raport me komunitetitn serb, nuk është që shqiptarët po krijojnë pengesa, sfida e sotme sipas saj janë bandat kriminale në veri të cilat paguhen, nxitën dhe mbështeten nga Vuçiqi.
“Nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi para bandave kriminale”, tha Osmani.
 
Osmani për takimin me Macron e Scholz: I bëra të qarta vijat e kuqe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për media pas samitit të Pragës, ku tregoi për takimin që pati me presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Osmani tha se në këtë takim tregoi se kanë biseduar edhe për dialogun e Kosovës me Serbinë, ku tha se ua ka bërë të qartë për vijat e kuqe të Kosovës.
“Pastaj kemi diskutuar edhe për dialogun. Franca dhe Gjermania në nivelet më të larta janë duke bërë përpjekje për intensifikimin e dialogut, por si përfaqësueses e Kosovës kam paraqitur cilat janë vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit të vendit tonë, kushtetutshmërisë e vendit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje që më shumë shkaktojnë probleme se sa paqe e stabilitet në rajon. Ekipet e tyre shumë shpejt do të ulen sërish bashkë me ne për të biseduar për këto cka diskutuam sot”, tha Osmani.
Po ashtu, presidentja Osmani tha se në këtë takim e shtroi edhe çështjen për ngritjen e liberalizimit të vizave për Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në të gjitha takimet që kam pasur në mbi 25 takime, të gjithë e kanë potencuar se sa shumë i vlerësojnë reformat që Kosova i ka marrë gjatë këtij 1 viti e gjysmë, sidomos për shtetet skeptike që kanë qenë më herët sa i përket vizave kjo ka qenë çështja determinuese në vendimet e tyre. Në radhë të parë kam ngritur çështjen për liberalizimin e vizave dhe së dyti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ajo.
 
Osmai tregon se a u takua me Vuçiqin në Pragë
Samiti i Parë i Komunitetit Politik Evropian ka mbledhur 44 liderë të vendeve evropiane, pjesë e këtij samiti ishte edhe Kosova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në një konferencë për media nga Praga tregoi se nuk është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq gjatë këtij samiti duke thënë se ka qenë në një tryezë tjetër.
“Nuk jam takuar me presidentin Vuçiq sepse kjo platformë e re për dialogun e komunitetit ku diskutojmë si të barabartë është incuar me idenë që të kemi diskutime të hapura në grupe më të vogla dhe kemi qenë në grupe të ndryshme. Kam qenë në tryezën e paqës dhe sigurisë, nuk e di ku ka qenë Serbia. Mirëpo, Kosova i përket kësaj tryeze sepse ka kontribuar dhe vazhdon të kontibuojë në këtë drejtim”, tha Osmani./21Media

Back to top button