Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani për BBC: Të punohet që ngjarje si lufta në Kosovë të mos ndodhin kurrë më

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Londër. Në këtë ceremoni që do mbahet nesër do jenë të pranishëm mbi 100 krerë të shteteve të ndryshme.

Osmani e cila ka mbërritur në Londër një ditë para ceremonisë ka zhvilluar një intervistë për BBC.

Gjatë intervistës Osmani flet për ndihmën që Britania e Madhe ia ka dhënë Kosovës, teksa ka shprehur falënderime.

Osmani tutje ka shtuar se Mbreti Charles e ka mbështetur personalisht Kosovën, e ka vizituar vendin para disa vitesh, dhe ka disa çështje për të cilat thotë se pret me padurim të punojë me të.

Duke folur për komunitetin shqiptar në Britani të Madhe, Osmani tha se ata janë shumë të suksesshëm në profesionet e tyre.

Ajo tha se duhet të punohet që ngjarje si lufta e fundit në Kosovë të mos ndodhin kurrë më.

Osmani u pyet edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë. Sipas saj, miratimi i Deklaratës për personat e zhdukur ishte një e arritur e suksesshme në këtë drejtim.

Ajo u pyet edhe për rastet e të shtënave në Serbi që ndodhën në dy ditët e fundit.

Sipas saj, ngjarja e 3 majit ku një fëmijë vrau tetë bashkëmoshatarë në një shkollë në Beograd, e kanë tronditur.

“Të shtëna masive nuk kanë ndodhur në rajonin tonë, ka qenë tronditje e madhe për mua. Si presidente e Kosovës, u kam shprehur ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit e tyre. Është një tragjedi e madhe, dhe shpresoj që institucionet në Serbi do të ndërmarrin të gjitha masat që fëmijët të mbrohen”, deklaroi Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button