Osmani për BE-në: Ta shpërblesh Vuçiqin që po qëndron me Rusinë nuk është rruga e duhur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani adresoi kritika për Bashkimin Evropian lidhur me qasjen ndaj Serbisë.
“Historia na tregon se zbutja e diktatorëve dhe autokratëve nuk çon kurrë në paqe të qëndrueshme. Përkundrazi, vetëm i inkurajon ata të përshkallëzojnë dhunën”, tha ajo derisa po fliste për luftën në Ukrainë”, tha Osmani në një deklarime për media në Kopenhagë.
Ajo shtoi se pavarësisht se BE-ja ka kërkuar llogaridhënie nga Serbia për sulmin në Banjskë nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
“Sapo shënuam dy vjet nga agresioni aktiv i Serbisë në veri të vendit tim. BE-ja ka kërkuar vazhdimisht llogaridhënie, por nuk ka pasur asnjë. Është koha që ata të kalojnë nga fjalët në vepra”.
“Jo. Nuk po them që janë hipokritë. Besoj se synimet e tyre janë të mira. Por historia duhet të merret si mësim. Dhe sidomos historia se si është trajtuar Putini na tregon se përkëdhelja e njerëzve si Putini nuk çoi kurrë në paqe të qëndrueshme. Vuçiqi është përpjekur ta kopjojë Putinin duke përdorur agresion dhe taktika destabilizimi kundër fqinjëve. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që shtetet anëtare ta kuptojnë që të shpërblejnë Serbinë që po qëndron me Rusinë nuk është rruga e duhur përpara.”, u shpreh ajo kur u pyet nëse po mendo se udhëheqësit e BE-së janë hipokritë./21Media