Osmani për CNN: Serbia edhe pse ka kryer krimet e luftës, i ka mohuar vazhdimisht ato
Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani sot ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur botëror, CNN.
Osmani ka thënë se drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë është parakusht për avancim të raporteve me Serbinë. Tutje Osmani ka theksuar se krijimi i perspektivës për të rinjtë është fokusi kryesor i saj për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo gjithashtu ka përsëritur se pavarësisht se Kosova “ka shtrirë duart për negociata”, Serbia edhe pse ka kryer krimet e luftës, i ka mohuar vazhdimisht ato
Sipas saj, luftimi i korrupsionit dhe vendet e punës janë dy shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës.
“Unë jam bashkë me z.Kurti për ta sfiduar krimin dhe korrupsionin. Njëra është nevoja për ta luftuar korrupsionin, dhe tjetra është mungesa e punës. Krijimi i vendeve të punës është pjesë e agjendës”, ka thënë Osmani. /21Media
Kosovo’s acting president @VjosaOsmaniMP is running on a joint anti-corruption ticket in this Sunday’s elections, and she argues that “this huge wall of corruption” is the biggest problem facing her country. pic.twitter.com/nA4pESoOsP
— Christiane Amanpour (@camanpour) February 12, 2021
“Sikur të gjithë kosovarët unë jam rritur në një vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë, ShBA-ja na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë përherë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam që të mbahemi mend vetëm si sinonim I luftës dhe korrupsionit ne kemi njerëz të rijnë që kanë potencial të madh”, ka thënë Osmani ndër tjera gjatë intervistes./21Media.
“We saw hell with our own eyes.”
Kosovo’s acting president @VjosaOsmaniMP was a teenager during the war there, and describes what that time was like – and what America’s support meant to her. pic.twitter.com/X50RXFs2aK
— Christiane Amanpour (@camanpour) February 12, 2021