Osmani për Lojërat Olimpike në Paris: Kosova demonstroi shpirt luftarak, fati nuk ishte në anën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Lojërat Olimpike në Paris, deri tani Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

Përkundër rezultateve, Osmani u shpreh se fati nuk ishte në anën tonë në garat e xhudos e as në ato të boksit.

“Në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje. Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë. Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Back to top button