Osmani për Rugovën: Ishte zëri i Kosovës në botë duke ndërtua aleanca të fuqishme

Presidentja e Kosovës Vjosa në orën 09:00, ka bërë homazhe tek varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

Pas homazheve Osmani në një deklaratë për media tha se presidenti Rugova ishte largpamës, politikan i jashtëzakonshëm që politikës i solli dimensionin human të saj, që i mungonte.

“Dua t’i falënderoj përqafuesit e kroit diplomatik që edhe sot sikur çdo vit u bashkuan në nderim të presidenti Rugova që dha kontributit të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë të popullit tonë, kur rrezikoj shfarosja e popullit të Kosovës.Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi e demokraci, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumti pikërisht në ato kohë të vështira që rezultuan me intervenimin e NATO-s, i cili edhe ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoi në pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.

Derisa në orën 11:00, do të mbahet Ceremonia Përkujtimore për nder të Presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të Ceremonisë do të hapet Ekspozitë e fotografive të Presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004.

Back to top button