Osmani përcjell ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta përcjell sot ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Komunën e Gjakovës, si dhe do të ketë fjalim.

Sipas, njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, mediet duhet të jenë në Aeroportin e Gjakovës, jo më vonë se ora 10:15.

Forca e Sigurisë së Kosovës po ashtu, sot organizon edhe ditën e vizitorëve në këtë ushtrimin fushor.

Back to top button