Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letrat e kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Arne Sannes Bjornstad.

Një njoftimin e Presidencës thuhet se, Osmani e ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy shteteve në fusha me interes të përbashkët.

“Presidentja e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy shteteve tona në fusha me interes të përbashkët. Presidentja Osmani e vlerësoi Norvegjinë si një partner të rëndësishëm dhe afatgjatë të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë vendit tonë përmes programeve të ndryshme ndër vite, si dhe për përkrahjen e ofruar në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Back to top button