RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Osmani pranon urime nga liderë botërorë me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë
🇽🇰 Kosova

Osmani pranon urime nga liderë botërorë me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë

Për nder të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar letra urimi nga krerët e disa shteteve: Australia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Turqia, H

nga Venera Grabanica23 shkurt 202323 shkurt 2023

Për nder të 15- vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar letra urimi nga krerët e disa shteteve: Australia, Belgjika, Finlanda, Holanda, Turqia, Hungaria, Emiri i Katarit, Emiri i shtetit të Kuvajtit, Letonia, Luksemburgu,  Malta,  Mbreti i Arabisë Saudite, Senegali, Suedia, Senegali dhe Tajlanda.
Në letrat e urimit, krerët e këtyre shteteve kanë uruar Presidenten Osmani, duke dëshiruar përparim të mëtejmë të shtetit të Kosovës dhe vazhdimësi të marrëdhënieve të shkëlqyera me to. Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, David Hurley, në letrën e tij të urimit ka shfaqur besimin se marrëdhëniet miqësore me Kosovën do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe në vitin e ardhshëm.
Mbreti Philippe i Belgjikës, ai i Holandës, Willem – Alexander R, Mbreti i Suedisë, Carl Gustav R, Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn R, si dhe presidenti i Finlandës Sauli Niinistö, kanë uruar shëndet, mbarësi e prosperitet për popullin e Kosovës.
Në letrën e urimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se Türkiye do të vazhdoj mbështetjen e fuqishme të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe integrimin e saj në BE-në dhe në institucionet euroatlantike. Presidentja e Hungarisë, Katalin Novák, në urimin e saj ka shfaqur besimin se qytetarët e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza. Kurse Emiri i Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani, ka uruar më shumë përparim e zhvillim për Kosovën dhe forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, zv.Emir i shtetit të Kuvajtit në urimin drejtuar Presidentes Osmani ka zhvillim e prosperitet të mëtejshëm. Ndërkaq Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Salman Bin Abdulaziz Al-Saud, në telegramin e ka uruar lumturi, shëndet dhe përparim të mëtejshëm për Qeverinë dhe popullin mik të Republikës së Kosovës. Edhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Lartësia e tij Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendëspresident, kryeministër dhe sundimtar i Dubait, kanë uruar Presidenten Osmani në 15-vjetorin e pavarësisë.
Letër urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë, Presidentja Osmani ka marrë edhe nga presidenti i Letonisë, Egils Levits. “Letonia vlerëson lart marrëdhëniet miqësore me Kosovën që bazohen në interesat dhe mbështetjen e përbashkët. Në kontekstin aktual global, bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona bëhet edhe më i rëndësishëm për të ruajtur demokracinë dhe lirinë”, thuhet në telegramin e presidentit Levits. Presidenti i Maltës, George Vella në urimin e tij, përmendë pjesëmarrjen në Forumin e parë të Grave, Paqes dhe Sigurisë vitin e kaluar dhe  më tej premton mbështetje për Kosovën.
“Malta pret me padurim të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe përafrimin e institucioneve të saj qeverisëse me parimet dhe vlerat thelbësore të BE-së, për të përmirësuar më tej perspektivën e saj të Bashkimit Evropian”, thuhet në telegramin e presidentit Vella. Letër urimi për 15 vjetorin e pavarësisë, Presidentja Osmani ka pranuar edhe nga Senegali./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

41 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë