Osmani pret në takim ambasadorin e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit e në veçanti rreth dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur zyra e Presidencës duke thënë se ky ishte takim i rregullt.
“Presidentja Osmani theksoi se ky përbën një hap të rëndësishëm për përmbushjen e vizionit të Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike. Në takim u diskutua poashtu edhe për zhvillimet në veri të vendit. Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të rregullt e të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button