​Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë.

Pas takimit me liderët politikë të partive shqiptare, përfaqësuesit e partive të komuniteteve jo shumicë janë parë duke hyrë në zyrën e presidentes Osmani.

Në takimin me liderët e partive politike shqiptare nuk ka pasur ndonjë lëvizje drejt tejkalimit të ngërçit të krijuar politik si pasojë e mos konstituimit të Kuvendit të ri.

Back to top button