Osmani pret përfaqësues shtetëror në Forumin Ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani krahas delegacioneve të larta ka pritur në takime të ndara edhe përfaqësues të shumtë shtetëror.
“Krahas delegacioneve të larta në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Prishtinë, pata kënaqësinë që në takime të ndara të mirëpres e të bisedoj me përfaqësuesit shtetëror nga: Çadi, Tajlanda, Republika Domenikane, Shqipëria, Gjermania dhe Kanada”, ka shkruar Osmani.