Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani prezanton potencialin e Kosovës për investitorët e huaj në takim me Odën Ekonomike të Letonisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Odën Ekonomike të Letonisë, ku ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media njoftoi se Osmani ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik me Letoninë, transmeton KosovaPress.

“Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane. Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button