Osmani: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul. Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media 

Back to top button