Osmani priti në takim ambasadorin Christoph Weidinger

Presidentja, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Ky takim është realizuar me qëllim të diskutimit të të arriturave dhe sfidave përgjatë vitit 2021, si dhe për të diskutuar mbi mundësitë për thellim të bashkëpunimit në vitin e ri.
”Presidentja Osmani vlerësoi lartë prezencën aktive dhe angazhimin e vazhdueshëm të Austrisë në Kosovë dhe mbështetjen për integrim në Bashkimin Evropian. Ajo ritheksoj përkushtimin e Kosovës për intensifikim të vazhdueshëm të shkëmbimeve dhe vizitave bilaterale, si vazhdimësi e takimeve të realizuara në qershor të këtij viti me presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe me krerët e institucioneve tjera austriake”, është bërë e ditur në komunikatë.
Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend, situatën me pandeminë, si dhe zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut.

Back to top button