Osmani: Rusia po dëshiron të krijojë konflikte të reja në Evropë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Rusia po përpiqet t’i destabilizojë vendet evropiane, për ta hequr vëmendjen e Perëndimit nga Ukrainë.
Osmani tutje shtoi se Rusia po dëshiron të krijojë konflikte të reja në Evropë, “pavarësisht nëse flitet për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”.
“Ata (rusët) sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë nëpërmjet rrugëve ilegale. Pastaj dërgojnë armë dhe dërgojnë edhe uniforma jeshile pa shenja, që të mos duket si sulm ushtarak. Por, në fakt, ata përgatisin shumë sulme hibride, që është përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të vendit”, tha Osmani në një intervistë për SkyNews.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?