​Osmani: Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores Shirine Morina.

Ajo ka theksuar se teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun.

“Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes,” shkruan Osmani në Facebook.

Back to top button