Osmani: Singapori, një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë në Singapor.

Osmani theksoi se vizita është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik mes dy vendeve.

“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, ka thënë Osmani përmes një shkrimi në “Facebook”

“Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!”, ka shkruar ajo./21Media

Back to top button