Osmani: Sunny Hill nga një ëndërr e Dua Lipës në një realitet për të gjithë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin Prindon Sadriun dhe vajzat e tyre ndoqën nga afër natën e parë të Sunny Hill Festival në Prishtinë, duke qenë pjesë e atmosferës elektrizuese dhe mbështetjes për artin, muzikën dhe rininë kosovare.
Me këtë rast Osmani shprehu mirënjohjen për Dua Lipën, si artiste e jashtëzakonshme që me vizionin, përkushtimin dhe dashurinë për vendin e saj, e ka kthyer një ëndërr personale në një platformë për të gjithë Kosovën duke sjellë në Prishtinë artistë ndërkombëtarë dhe audiencë nga mbarë bota.
”Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha. Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, ka shkruar Osmani.