Osmani: Synojmë partneritetin me Japoninë ta ngremë në nivele edhe më të larta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Japoni u takua me kryeparlamentarin e vendit, Fukushiro Nukaga.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Osmani thotë se mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit.

“Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta. Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta”, ka shkruar presidentja Osmani. /21Media

Back to top button