Osmani takohet me Dukën dhe Dukeshën e Luksemburgut, ja çka diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se gjatë qëndrimti të saj në Paris është takuar me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa.
E para e shtetit, Vjosa Osmani përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se temë e diskutimit ishte fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës
“Fuqizimi dhe mbështetja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës ishte në fokus të diskutimeve tona në një mëngjes të përzemërt sot në Paris me Dukën e Madh të Luksemburgut Henri dhe Dukeshën e Madhe Maria Teresa. Bashkimi i forcave dhe zërave tanë për të fuqizuar zërin e të mbijetuarve, do të fuqizojë edhe kauzën tonë të përbashkët për drejtësi”, ka shkruar Osmani.