Osmani takohet me presidentin e Malit të Zi, diskutojnë për rëndësinë e mbrojtjes së paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën.

Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, bëri të ditur se çka u diskutua.

“…me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes. ”, ka shkruar Osmani.

Samiti për Ukrainën do të mbahet me 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, afër Lucernit dhe do t’i mbledh liderët botëror për të diskutuar rëndësinë dhe mënyrat e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën, do të përqendrohet edhe në rëndësinë kritike të arritjes së paqes në Ukrainë./21Media 

Back to top button