Osmani takohet me Walkerin, e falënderon për të vërtetën e Reçakut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William Walker.

Osmani e falënderoi Walkerin për kontributin e tij për siç tha, të vërtetën për Masakrën e Reçakut.

Më tej, Osmani tha se Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit që u masakruan brutalisht më 15 janar 1999.

“Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun. Sipas Presidentes Osmani, Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999. “E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, ka potencuar Presidenjta Osmani”, ka shkruar presidenca në Facebook. /21Media

Back to top button