​Osmani takoi kryeministrin e ri belg

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e ri belg, Bart De Wever sot në Tiranë.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit tonë ka dhënë detaje nga takimi i mbajtur në margjina të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, raporton KosovaPress.

“Bashkë diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për integrimin euroatlantik të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon, si dhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Belgjikën.

Back to top button