Osmani takoi Ndihmës Sekretaren amerikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Ndihmës Sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë diskutuar për thellim bashkëpunimi por edhe për situatën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.”, ka shkruar Osmani.
“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative.” Ka përfunduar presidentja./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?