Osmani takoi Senatoren republikane Joni Ernst

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatoren republikane Joni Ernst.

Osmani ka thënë se diskutuan rëndësinë strategjike të koordinimit me qëllim të mbrojtjes e avancimit të interesave të përbashkëta strategjike.

“Siguria e paqja e qëndrueshme i shërbejnë edhe bashkëpunimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim.”, ka deklaruar Osmani./21Media

Back to top button