Osmani takon Kallasin, i kërkoi heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Osmani tha se Kallasiti i ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Në New York, takova përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, me të cilën diskutuam mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë.“, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?