Osmani takon Kongresmenin republikan: Një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e ShBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas është takuar edhe me Kongresmenin republikan Keith Self.
Osmani ka thënë se Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.
“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.