Osmani takon Krasniqin, nga PDK japin detaje se çka u diskutua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasditen e sotme është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu tha se Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re.

Sipas PDK-së “çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, tha Abdullahu për portalin rtv21.tv /21Media

Back to top button