Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, disktuojnë për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, në San Salvador, ku kanë diskutuar për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Osmani thotë tutje se është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët.

“Në San Salvador, takova Kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey, me të cilën diskutuam për thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të shteteve tona. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët. 🇽🇰 🇬🇶”, ka shkruar Osmani.

Back to top button