​Osmani takon kryeministrin çek: Republika Çeke, aleate e rëndësishme e Kosovës

Në kuadër të takimeve në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28, në Dubai, presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala.

Ajo me këtë rast ka theksuar se Republika Çeke është një aleate e rëndësishme e Kosovës dhe një mbështetëse e flaktë e rrugës euroatlantike të vendit tonë.

“Gjatë COP28, falënderova kryeministrin Petr Fiala për mbështetjen e Çekisë dhe shprehëm angazhimin tonë për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona dypalëshe”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Back to top button