Osmani takon Mbretin Charles III dhe kryeministren Truss

Sot do të varroset Mbretëresha Elizabeth II.
Në ceremoninë e funeralit të Mbretëreshës në Windsor po marrin pjesë liderë botërorë.
Atje është edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku u takua me Mbretin Charles III dhe Kryeministren Lizz Truss.
Osmani, krahë liderëve tjerë botërorë, tha se “Mbretrëesha do të mbahet mend si një simbol i forcës për angazhimin e palëkundur”.
“Krahë familjes mbretërore dhe udhëheqësve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, shkroi Osmani.


Mbretëresha Elizabeth II vdiq më 8 shtator në moshën 96 vjeçare./21Media

Back to top button