Osmani takon në Mynih komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropën: Roli i NATO-s në Kosovë i pazevendësueshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është takuar me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, Gjeneralin Christopher Cavoli.

Osmani tha se me Cavolin diskutuan për mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.

“ Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë.”, tha Osmani./21Media

 

Back to top button