Osmani takon Prattipatin, temë hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të presidencës, thuhet se në takim “u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërkaq presidentja Osmani ka lajmëruar për një konferencë për media sot nga ora 16:00.

Back to top button