Osmani: Tërë jetën kam pasur referencë Ibrahim Rugovën

Vjosa falënderon të gjithë qyetetarët e Kosovës

Kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani, pas ardhjes në këtë pozitë, me anë të një statusi në faqen e saj në Facebook ka deklaruar se gjatë gati 2 dekadave të angazhimit të saj politik, nuk i është ndarë respektimit të vullnetit të qytetarëve.

Ajo ka shkruar se gjatë gjithë jetës së saj politike, referencë e ka pasur ish presidentin Ibrahim Rugova.

Ajo ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk u ndalën se besuari se është vota e vullneti i tyre që do të bëjnë ndryshimin e madh në vendin tonë.

Ajo gjithashtu ka falënderuar të gjithë deputetët për besimin që të udhëheqë Kuvendin e Republikës së Kosovës, tempullin e demokracisë ku përfaqësohet sovrani./21Media

Back to top button