Osmani: Themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut

Presidentja Vjosa Osmani, sot u shpreh se deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 shënon hapin vendimtar për realizimin e ëndrrës shekullore për shtetin e Kosovës.
Osmani deklaroi se themelet e shtetit janë ngritur mbi vendimin e delegatëve të 2 Korrikut, ndaj sot Kosova është shtet i pavarur, i lirë dhe sovran!
“114 delegatë të Kuvendit të Kosovës, atëkohë morën guximin që në rrethana dhe kushte të jashtëzakonshme nëpërmjet këtij akti heroik e juridik ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë. Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet.”, u bë e ditur në mesazhin e Osmanit.
Sot u mbushën 32 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënonte hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili është zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake./21Media

Back to top button