Osmani thotë se është e përkushtuar ta mbrojë miqësinë me SHBA-në, njofton për takim me Hanrahan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pas një “bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë”, është takuar në New York me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në takim Osmani thotë se ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, “e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”, shprehet ajo.
“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar ajo në Facebook.