Osmani thotë se tetori nuk është vetëm muaj i vajzave
Sot shënhet Dita ndërkombëtare e vajzës dhe muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down. Me këtë rast Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vajzave duhet t’ua krijojmë mundësinë që të
Sot shënhet Dita ndërkombëtare e vajzës dhe muaji i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.
Me këtë rast Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vajzave duhet t’ua krijojmë mundësinë që të mund ta realizojnë potencialin e plotë.
“Sa më të fuqishme vajzat e sotme, më të fuqishme janë gratë e së nesërmes. Tetori nuk është vetëm muaj i vajzave, por edhe i ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down. Ata janë si ne, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë. Për këta fëmijë nuk mjafton e as nuk duhet të jetë vetëm një ditë. Fëmijët me sindromën Down kanë nevojë për përkrahjen tonë çdo ditë. Çdo ditë e tyre është ditë e jona, e çdo ditë e jona vë në qendër të vëmendjes kujdesin ndaj tyre”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.
Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012./21Media
Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012./21Media

LAJMI TJETËR →
UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Më të fundit
Të gjitha →
Showbiz
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
2 orë më parë

Lajm i perditesuar
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
4 orë më parë

Rajoni
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
4 orë më parë

Të tjera
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
4 orë më parë





